Politike

Zbardhet kalendari i punimeve të Këshillit politik, financimi i partive, krimi zgjedhor e dekriminalizimi, 13 pikat kryesore (

27 Janar 2020, 11:45 Nga DOSJA
Zbardhet kalendari i punimeve të Këshillit politik, financimi i

TIRANE- Zbardhet kalendari i punimeve që do të ndjekë Këshilli Politik i miratuar me konsesus nga të gjitha palët. Siç shihet edhe në dokument, është përcaktuar qartë afati i punimeve, për të gjitha temat, përfshirë këtu, krimin zgjedhor, përfshirjen e administratës në zgjedhje, dekriminalizimin, e ndarjen e politikës nga krimi. Në total janë 13 pika të cila do të diskutohen nga Këshilli dhe Ekspertët e opozitës dhe maxhorancës.

1.Propozime per parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, perfshire masa per rolin e policise, prokurorise dhe gjykateve ne procesin zgjedhor kunder shitblerjes se votes, presionit mbi zgjedhesit dhe administraten, cenimit te sekretit dhe lirise se votes dhe abuzimi me burimet shteterore; 10 shkurt 2020

2.Ndarja e politikes nga krimi, nepermjet forcimit e zbatimit te procesit te dekriminalizimit me masa shtese 10 shkurt 2020

3. Propozime per perfshirjen e teknologjise ne zgjedhje. 20 shkurt 2020

4. Propozime per financimin e fushates zgjedhore, si dhe financimin e partive politike jashte fushates. 15 shkurt 2020

5. Propozime ne lidhje pergatitjen e listave te zgjedhesve, pajisjen me karta ID, si dhe parandalimin e votimit fiktiv te emigranteve. 5 shkurt 2020

6. Propozime per rolin e mediave ne fushate. 15 shkurt 2020

7. Propozime per parandalimin e abuzimit me burimet shteterore dhe administraten publike ne periudhen zgjedhore. 15 shkurt 2020

8. Propozimet mbi panshmerine e administrates zgjedhore ne te gjitha nivelet 1 mars 2020

9. Propozime per sistemin e ankimimeve gjyqesore dhe administrative 25 shkurt 2020

10.Propozime per sistemin zgjedhor. 10 mars 2020

11. Propozime per votimin nga jashte vendit. 1 mars 2020

12. Ceshtjet qe lidhen me barazite gjinore, regjistrimin e subjekteve, periudhen zgjedhore 3 shkurt 2020

13. Ceshtje te tjera teknike qe reflektojne ndryshimet e imponuara nga pikat e mesiperme 15 mars 2020. 

Ndërkohë që palët janë dakordësuar që për çdo mos-marrëveshje, do të ketë një konsultim me OSBE.

Klikoni këtu për të lexuar të plotë kalendarin

Ditën e sotme, u mblodh sërish Këshilli Politik, me pjesëmarrjen e anëtarëve negociatorë të cilët zhvilluan kanë miratuar sot kalendarin konkret të punimeve, që do të zhvillohen nga ekspertët e vendosur me konsensus nga opozita, maxhoranca dhe opozita jo-parlamentare. Janë 13 tema diskutimi kryesore të miratuara nga opozita, përfshirë këtu, dekriminalizimin, ndarjen e politikës nga krimi, largimin e administratës nga zgjedhjet, dhe të tjera çështje që sipas palëve cënojnë lirinë e qytetarëve për të zgjedhur. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kalendari i këshillit politik keshilli politik kalendari i këshillit politik keshilli politik

Sondazh

Poll