Politike

Ligji anti-KÇK, negociatat dhe fatura 1 mld € e tërmetit, Rama takon Merkel, kancelarja: Jemi krah Shqipërisë! Kryeministr

27 Janar 2020, 08:24 Nga DOSJA
Ligji anti-KÇK, negociatat dhe fatura 1 mld € e tërmetit, Rama

BERLIN– Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar një takim me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer është shprehur se në fokus të takimit është ndihmesa që Gjermania do të japë për Shqipërinë për ndërtimet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, që la pas 51 viktima.  Ndërkohë që pas takimit, kancelarja dhe kryeministri shqiptar zhvilluan edhe një konferencë për shtyp, ku Merkel përsëriti mbështetjen që Gjermania po i jep Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019.

Pas takimit Merkel-Rama, një reagim ka ardhur edhe nga Shqipëria. Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto të të dyve, krahas të cilës shkruante se e përshëndeste mbështetjen e kancelares gjermane. Më tej, në reagimin e tij Meta shtoi se zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut do të sjellë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme duke e bërë më të sigurt rrugën e Shqipërisë drejt Europës.

Demmer, gjithashtu ka konfirmuar se tema e radhës në këto bisedime do të jetë kryesimi i OSBE nga Shqipëria, situata në rajon por edhe çelja e negociatave. Angela Merkel dhe Gjermania janë të angazhuara për çeljen sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vetë Rama, në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, u shpreh mjaft pozitiv pas takimit. Ai theksoi se Gjermania është në krah të Shqipërisë dhe se ka ofruar ndihmë për procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe për çeljen e negociatave. Kryeministri shton gjithashtu se Merkel ka mbështetur edhe ligjin anti KÇK, të njohur si ligjin kundër krimit të organizuar.

Disa ditë më parë kreu i qeverisë shkoi në Romë, ku mori “OK” nga Italia për mbështetje në Konferencën e Donatorëve. Ndërsa pas Merkelit, kreu i qeverisë do të shkojë në Bruksel për t’u takuar me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

(k.m;f.g;f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel edi rama konferenca e donatorëve të europës rama ne gjermani angela merkel edi rama konferenca e donatorëve të europës rama ne gjermani

Sondazh

Poll