Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Makina përplas motomjetin, një 16-vjeçar përfundon në spital

Shtetasi me iniciale Gj.N., ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe si pasojë ka përplasur motomjetin që drejtohej nga një i mitur.

27 Qershor 2025, 17:41 Nga r.ll
Aksident në Shkodër/ Makina përplas motomjetin, një
foto ilustruese

SHKODËR- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Bushat të Shkodrës. Sipas informacioneve, shtetasi me iniciale Gj.N., ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe si pasojë ka përplasur motomjetin që drejtohej nga një i mitur.

I lënduar nga aksidenti ka mbetur një i mitur 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

aksident ne bushat shkoder

Sondazh

Poll