27 Qershor 2025, 11:58
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki. Konkretisht vatrat ezjarrit kanë rënë në Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë, Kavajë, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Elbasan.
Gjithashtu bëhet e ditur se të gjitha vatrat janë arritur të shuhen dhe nuk ka dëme në njerëz. Megjithatë zjarret kanë djegur rreth 35.9 ha sipërfaqe, kryesisht me shkurre dhe barishte.
Njoftimi i Plotë:
Situata e zjarreve në rang vendi:
Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë, Kavajë, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Elbasan.
Të gjitha vatrat janë arritur të shuhen dhe nuk ka dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë. Megjithatë zjarret kanë djegur rreth 35.9 ha sipërfaqe, kryesisht me shkurre dhe barishte.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 266 forca operacionale, 35 automjete zjarrfikësese dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura
Në kuadër të përballimit të situatës së zjarreve në jug të vendit, Forca Ajrore ka intensifikuar monitorimin ajror me dronë, duke garantuar vëzhgim të pandërprerë ditën dhe natën mbi zonat më të rrezikuara nga flakët.
I gjithë mekanizimi i Mbrojtes Civile në nivel vendor dhe qendror mbetet i angazhuar dhe në ndjekje të situatës.
Gjithashtu, mengjesin e sotëm u raportuan dy lëkundje tërmeti: e para me magnitudë 3.9 të shkallës rihter, me thellësi 15 KM dhe epiqendër në Fushë Krujë, Durrës dhe e dyta me magnitudë 3.8, thellësi 15 KM, me epiqendër në Zall Herr, Tiranë. Nuk ka dëme në njerëz apo ndërtesa.
Për ditën e sotme, bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave parashikohen reshje shiu lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë.
Ndërsa sa i përket zjarreve pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarkun Fier, nivel rreziku “I MODERUAR” në qarqet e tjerë.
Ftojmë qytetarët të jenë të kujdesshëm në këto ditë me temperatura të larta dhe të raportojnë në kohë reale pranë institucioneve vendore.
zjarrest ne vend
Aktualitet
27 Qershor 2025, 11:27
M.B
Arjan Ndoja
TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nën...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 11:15
M.B
Arjan Ndoja
TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nëntor 20...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:18
I.A
Ismail Kadare
1 korriku i vitit që lam pas ishte dita më e trishtë e kombit shqiptar dhe artit shqiptar, pasi mbylli sytë përgjith...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:53
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 ...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:53
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dhënë sot dëshminë e tij për atentatin me armë zjarri të...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:48
E. D
Kallashnikovi gold
TIRANË- Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka goditur me thikë&n...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:38
M.B
Indrit Çela
FUSHË-KRUJË- Më 19 marsi 2022, 30-vjeçari Donald Luka (të cilit iu vendos mbrëmë lë...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:35
E. D
Arjan Ndoja
TIRANË- Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seanca për atentatin ndaj ish-prokurori Arjan Ndoja në vitin 2019. Ish-...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:27
M.B
Pajtime Fetahu dhe Suel Çela
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu. Rekursi i ...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:20
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ish-drejtuesi i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni i cili akuzohet për ndërhyrje në sisteme kompjuterike ...