27 Qershor 2025, 11:27
Nga M.B
Arjan Ndoja
TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Ndoja është pyetur nga avokati i të pandehurit Plarent Dervishaj se ç'lidhje ka patur me Aleksandër Lahon, i cili ndodhej në automjet me të kur ndodhi ngjarja. Ish-prokurori thotë se e ka njohur që kur ishte avokat dhe prej disa muajsh nuk ka kontakt me të.
Sa i takon diksutimit të falsifikimit të pronave në Hamallaj, Ndoja tha në GJKKO se nuk ka dijeni për dosje të vjedhur dhe se te makina e tij ka pasur materiale që ishin të një avokati. Gjithashtu ai u pyet nëse mendon se sulmi ka qenë ndaj tij, teksa tha se plumbat kanë qenë drejt tij. Ai thekson se nuk ka pasur konflikte me njeri sa që t'i qëllonin me armë.
Pjesë nga diskutimi:
Avokati i Plaurent Dervishajt: Çfarë lidhje ka patur me Aleksandër Lahon?
Arjan Ndoja: E kam njohur nga një ngjarje të ndodhur, plagosje me thikë kam qenë avokat asokohe. U bë disa muaj që nuk kam kontakt.
Avokati: Pozicioni i tij në mjetin ku udhëtonte para atentatit?
Ndoja: Mjeti po ecte 60-70 km kam qenë i ulur në sedilen e pasagjerit. Nuk kam parë sesi është qëlluar, kam parë disa video. Ne momentin e ngjarjes nuk arrin dot si të kthesh kokën por shikon dhe ndjen sesi vijnë plumbat nga pas.
Avokati: Pse mendoni që është goditur prokurori?
Ndoja: Mjeti është i imi, po të kishin punë me personat e tjerë i kishin dhe më parë, bëj ekzistencën e faktit. Kjo është çështje këndvështrimesh, nuk kam patur konflikte sa të më gjuanin me armë. Po të shikohet tabela fotografike e makinës shihen 13 predha, unë thjesht dua të di shkakun.
Avokati: Ke përdorur numër tjetër telefoni?
Ndoja: Kam patur vetëm në momentet e fundit para ngjarjes.
Avokati: E mbani numrin e Pëllumb Muharremit?
Ndoja: Jo nuk e kam patur.
Avokati: Në mjet është gjendur një dosje hetimore në portobagazhin e mjetit, e vjedhur nga prokuroria e Durrësit lidhur me falsifikimin e pronave në Hamallaj. Çfarë dijeni keni me këtë dosje?
Ndoja: Kam dhënë sqarime në Prokurorine e Posaçme, nuk kam dijeni për dosje të vjedhur. Te makina ime kanë qenë disa materiale që i ka patur një avokat, materialet janë të atij.
arjan ndoja
Aktualitet
27 Qershor 2025, 11:15
M.B
Arjan Ndoja
TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nëntor 20...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:18
I.A
Ismail Kadare
1 korriku i vitit që lam pas ishte dita më e trishtë e kombit shqiptar dhe artit shqiptar, pasi mbylli sytë përgjith...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:53
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 ...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:53
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dhënë sot dëshminë e tij për atentatin me armë zjarri të...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:48
E. D
Kallashnikovi gold
TIRANË- Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka goditur me thikë&n...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:38
M.B
Indrit Çela
FUSHË-KRUJË- Më 19 marsi 2022, 30-vjeçari Donald Luka (të cilit iu vendos mbrëmë lë...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:35
E. D
Arjan Ndoja
TIRANË- Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seanca për atentatin ndaj ish-prokurori Arjan Ndoja në vitin 2019. Ish-...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:27
M.B
Pajtime Fetahu dhe Suel Çela
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu. Rekursi i ...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:20
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ish-drejtuesi i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni i cili akuzohet për ndërhyrje në sisteme kompjuterike ...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:10
SkyWeb
TIRANË- Eraldi*, një 30-vjeçar me banim në Tiranë nuk do ta kishte menduar kurrë se dikush mund të futet në lokal te...