Sport

VIDEO/ Sporti në zi, legjenda Kobe Bryant ndërron jetë në aksident me helikopter!

26 Janar 2020, 19:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Sporti në zi, legjenda Kobe Bryant ndërron jetë në

SHBA- Lajm i trishtë nga bota e sportit. Legjenda e NBA-së dhe ish-superylli i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, ka pësuar aksident me pasojë vdekjen me helikopter sot në mëngjes.

Këtë lajm shumë të rëndë për të gjithë sportdashësit në gjithë botën e ka bërë me dije “TMZ”, media e famshme për publikimin e informacioneve të bujshme.

Aty raportohet se 41-vjeçari po udhëtonte bashkë me tre persona të tjerë me helikopterin e tij privat, kur ra dhe shpërtheu në flakë. Përplasja ka ndodhur në Calabasas, California. Për fatin e saj të mirë, bashkëshortja e Bryant nuk ka qenë mes viktimave.

Asnjëri ata që udhëtonte në helikopter nuk ka mundur dot të mbijetojë. Bryant ka lënë pas bashkëshorten e tij Vanesa dhe katër vajzat e tyre, Gianna, Natalia, Bianca dhe të porsalindurën, Capri.

(M.P. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kobe bryant koby bryant peson aksident sporti ne zi vdes kobe bryant kobe bryant koby bryant peson aksident sporti ne zi vdes kobe bryant

Sondazh

Poll