Sport

Kukësi mposht Partizanin, Abazaj shënon një gol shumë të dyshimtë

26 Janar 2020, 20:19 Nga DOSJA
Kukësi mposht Partizanin, Abazaj shënon një gol shumë

Mjafton një gol për të mposhtur Partizanin. Ky qe sot fati i Kukësit, i cili fitoi 1-0 ndaj “Demave të kuq” në kryendeshjen e javës së 19-të të kampionatit shqiptar.

Kristal Abazaj bëri diferencën me golin e tij në pjesën e dytë. Rastet për gol nuk munguan në 45 minutat e para, por golat po. Pjesa e dytë ishte gjithashtu mjaft e bukur për t’u parë, me plot aksione dhe raste. Më shumë fat patën të besuarit e Shpëtim Duros.

Në minutën e 66-të Abazajt mori një top të mirë nga Shkurtaj dhe shënoi me parabolë. Belica arriti ta largojë topin me këmbë dhe rasti ishte shumë i dyshimtë. Me siguri do të diskutohet gjatë pas këtij takimi, por gjyqtari Shahini pas porte akordoi golin dhe në fund Kukësi fitoi.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kukesi partizani superliga kukesi partizani superliga

Sondazh

Poll