Politike

"Lushnjes i ikën dhjetëra e qindra drejtorë!" Korreshi në Kuvend: Kur mendoj arrogancën edhe ndaj patronazhistëve, them shyqyr që nuk e kam babën

Korreshi tha se kur mendon arrogancën me të cilën janë trajtuar edhe patronazhistët, por edhe deputetët, thotë "shyqyr që nuk e kam babën".

26 Qershor 2025, 12:33 Nga M.B

 

"Lushnjes i ikën dhjetëra e qindra drejtorë!" Korreshi
Saimir Korreshi

TIRANADeputeti demokrat Saimir Korreshi ka mbajtur fjalën sot në foltoren e ku vendit ku tha se është mësuar që në Kuvend të flasë për hallet e popullit dhe fshatit, por kësaj here sipas tij, radha ishte për hallet e patronazhistëve. Korreshi tha se kur mendon arrogancën me të cilën janë trajtuar edhe patronazhistët, por edhe deputetët, thotë "shyqyr që nuk e kam babën". Deputeti tha gjithashtu se Lushnjes i ikën dhjetëra e qindra drejtorë.

 “Jam mësuar që në Kuvend flas për hallet e popullit dhe fshatit por kësaj radhe vi për hallet e patronazhistëve. Gjendja civile ka sërish punë, 1200 të ardhur nga Tirana në Lushnje e do i kthejë sërish në tiranë. Menduan se do ishin pushim 3 muajt e beharit. Pas dasme ka sërish punë për të pastruar pjatat.

Lushnjes i ikën dhjetëra e qindra drejtorë, nuk do hahen më qofte e raki, dritat nuk do të lidheshin me urgjencë, koshat e plehrave janë mullar si para lufte, koshat do vijnë sërish aromë pordhë të plevitosur, Lushnjen e mori malli për zgjedhjet. Vendet e punës u shitën, lozin me bukëne kalamajve. Kur mendoj arrogancën me të cilën janë trajtuar edhe patronazhistët por edhe deputetët, them shyqyr që nuk e kam babën, se tre mandate na e lëruan nënën, tani do kthehen nga baba", tha Korreshi.

kuvend

Sondazh

Poll