Politike

"Petro, kush të nxori ty nga parlamenti?"/ Berisha: Ku janë Sara dhe Zeqineja

Berisha më tej, komentoi rastin e kandidimit të kryebashkiakut të Himarës, duke deklaruar se emërimi i tij u ble përmes pagesës prej 10 milionë eurosh nga grupi i njohur si “Troplinët”.

26 Qershor 2025, 10:49 Nga I.A
"Petro, kush të nxori ty nga parlamenti?"/ Berisha: Ku
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që ka piketuar deputetët e rinj të zgjedhur nga PS-ja. Në Kuvend, teksa ka pyetur Petro Koçin se kush e ka nxjerr nga Kuvendi, duke nënkuptuar kartelet kriminale. Berisha më tej, komentoi rastin e kandidimit të kryebashkiakut të Himarës, duke deklaruar se emërimi i tij u ble përmes pagesës prej 10 milionë eurosh nga grupi i njohur si “Troplinët”.

"Petro, kush të nxori ty nga parlamenti? Kartelet të nxorën. Unë e di se do dalësh këtu të thuash jo e jo, por ato të nxorën, se po të kishe qenë i tyre, nuk do dilje ti. Je një automat, nuk ke se çfarë jep ti se ti thua vetëm atë që të kanë programuar. Kështu që në qoftë se në Shqipëri, ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë. Ky që është këtu, është marrë vesh se Troplinët e paguan 10 milionë euro emërimin e tij. Por ajo që ishte më e veçanta, ishte se e ndërruan më atë tjetrin, me Arkendin.

Po, po, e morët vesh ju Arkend milionerin, se edhe ai nga Pojat e Vlorës i kishte milionat. Këndej ishte me një rrogë pedagogu ai, ishte me dy e ca milionë, apo nuk u bëjnë përshtypje këto. Pra, narkoshteti i parë dhe i vetëm po kundërmon sot çdo ditë e më shumë në rajon, në Europë dhe në botë. Autopsia që po i bëhet procesit të farsës elektorale tregon kriminalizimin nga kreu i piramidës tek punonjësi patronazhist i piramidës suaj. Tregon se zbatuat një piramidë mashtrimi, falsifikimi, trillimi dhe kjo ishte farsa elektorale.

Përdorët metodat më të turpshme që mund të jenë përdorur ndonjëherë në ndonjë vend. Zhvilluat zgjedhjet si në Zimbvabve 30 vite më parë dhe pastaj të mos quhet Ramaduro. Në disa aspekte ia kalon edhe Maduros se ai u ankua se mafia shqiptare po më ndërhyn në punët e veta. Por, u pa gjithashtu se Shqipëria është vendi i shtetit monist, i shtetit elektoral. Pardje në Strasburg, asambleja parlamentare e Këshillit të Europës kërkon ndarjen e partisë nga shteti, çka nënkupton sundimin e partisë shtet në këtë vend," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll