26 Qershor 2025, 12:09
Nga M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzoi nga foltorja e Kuvendit Ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla se ka ndikuar në procesin e votës së diasporës. Zhupa tha se vijnë nga raportimi në Strasburg dhe sipas saj të gjithë janë informuar se në Shqipëri nuk janë kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas saj në fakt ka patur shtet elektoral, që shpërndau çdo të mirë elektorale.
"Pika themelore janë informacione dhe siguri. Kur diskuton këtu zoti Taulant Zarfi. Sa zarfe ke plotësuar ti nuk ka plotësuar asnjë punonjës poste. Sa ke fabrikuar ju nuk ka rekord në Shqipëri dhe botë. Të flisni ju për informacione dhe siguri është të vësh duart në kokë. Me listat e emigrantëve është përdorur nga funksionarë të PS për të dërguar mesazhe të personalizuar.
Është fakt, mjafton të shikoni si një ish ministre e Jashtme merr votat e diasporës nga aksesi në ambasada nga lista që janë bërë. Marrja e të dhënave personale ka qenë publike se si rodhën dhe si përdorët në fushatë çdo të dhënë personale të individëve për patronazhimin e votuesit.
Ndërkohë që në vend të në shkrimit të votave të diasporës me firmë, emrin sipas kontratës, PD ka provat e sakta të cilat tregojnë se këto nënshkrime mungojnë. Ne vijmë nga raportimi në Strasburg. Të gjithë janë informuar se në Shqipëri nuk janë kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por ka patur shtet elektoral, që shpërndau çdo të mirë elektorale.
Informacioni që morën qytetarët shqiptarë ishte një informacion i privuar nga e vërteta. I ndikuar nga paratë e dhëna nga qeveria, përmes reklamave të monopolizuara. Sipas raportit vendosët duke shkelur kushtetutën duke mbyllur tiktok, morët vendim që do e mbyllnit për 1 vit, sot është hapur. Beteja ishte për të monopolizuar informacionin", tha Zhupa.
kuvend
Politike
26 Qershor 2025, 11:49
M.B
Sali Berisha dhe Taulant Balla
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka replikuar me Ministrin e Shtetit për Marrëdhënie...
Politike
26 Qershor 2025, 11:47
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në përgjigje të akuzave ...
Politike
26 Qershor 2025, 11:32
M.B
Toni Gogu
TIRANA- Deputeti socialist Toni Gogu iu drejtua opozitës sot nga foltorja e Kuvendit duke i thënë se ndodhen aty për t&e...
Politike
26 Qershor 2025, 11:23
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu drejtua deputetit socialist Toni Gogu sot në Kuvend duke i thënë s...
Politike
26 Qershor 2025, 11:13
M.B
Sali Berisha dhe Elisa Spiropali
TIRANA- Nuk kanë munguar përplasjet në seancën e sotme plenare në Kuvend teksa gjatë fj...
Politike
26 Qershor 2025, 11:03
M.B
Petro Koçi
TIRANA- Deputeti socialist Petro Koçi iu përgjigj në Kuvend kryedemokratit Sali Berisha i cili i tha se mbeti jasht...
Politike
26 Qershor 2025, 11:00
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi skandalin ku deputeti Qani Xhafa u hetua nga Altin Dumani për një...
Politike
26 Qershor 2025, 10:49
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që ka piketuar deputetët e rinj t...
Politike
26 Qershor 2025, 10:53
M.B
Flamur Noka
TIRANA- Nuk kanë munguar debatet edhe në këtë seancë plenare në Kuvend. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali pati nj...
Politike
26 Qershor 2025, 10:49
M.B
Dashnor Sula
TIRANA- Deputeti demokrat Dashnor Sula foli sot në Kuvend lidhur me shtyrjen e raportimeve të institucioneve të pavar...