26 Qershor 2025, 11:47
Nga M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në përgjigje të akuzave të opozitës për manipulim zgjedhor, tha në Kuvend se nuk ka asnjë surprizë në qëndrimet e opozitës, të cilat sipas tij përsëriten prej vitesh, pa asnjë fakt konkret. Ai theksoi se ende po bëhen shpenzime nga buxheti i shtetit për rinumërime. Balla gjithashtu ka vijuar me komentet e qëndrimeve të opozitës për vjedhje votash. Balla iu drejtua opozitës me thirrjen për të depozituar kallëzime zyrtare nëse kanë prova.
Pjesë nga fjala e Ballës:
Nuk kam asnjë surprizë. As unë, as kolegët e mi, as gazetarët atje lart, as publiku që ndjek këtë seancë. Sepse gjithçka që dëgjojmë është një përsëritje prej shumë vitesh. Para zgjedhjeve ua kemi thënë që do vini përsëri me të njëjtin refren: ‘U vodh vullneti i shqiptarëve, u manipulua’.
Edhe pse po bëhet një muaj e gjysmë nga zgjedhjet, për shkak të dakordësisë që kemi pasur bashkë prej 2012-s, mund të ndodhë rinumërimi. Po harxhohen para nga buxheti i shtetit, deri tani 200 milionë lekë e kusur. Të shpresojmë si ogur i mirë që në shtator të përcaktojmë qartazi edhe adresimin e ndoshta një prej rekomandimeve më kryesore të raportit të OSBE/ODIHR-it – të depolitizojmë komisionerët.
Si ka mundësi që ndodh gjithnjë e njëjta gjë? Edhe në 2017, edhe në 2021 doli Luli. Në 2025, tani po kuptojmë që Luli s’i paska pasur nga vetja... Që nga 1997, ti je një njeri ndaj të cilit rëndojnë të gjitha djallëzitë më të mëdha ndaj këtij vendi. Nga bashkëpunimi me Slobodan Millosheviçin për ta furnizuar me naftë makinerinë e tij ushtarake... Citoj Thaçin që tha: marrëveshje Berisha–Millosheviç, solli Arkanin në Shqipëri. Apo edhe akuzat për vrasjen e Ilir Konushevcit, ushtar i UÇK-së. Ka dëshmitarë, dy pilotë që thonë se ti u dhe urdhër për të bombarduar jugun.
Mban mend ç’i ke thënë Ilir Metës këtu? Ngrije kokën, ngrije. Hoqe Dash Sulën, vure Ilir Metën. U turre kundër drejtësisë. Mban mend ç’i ke thënë Maks Haxhisë, Arben Rakipit, Sollakut, Olsi Çelës, Altin Dumanit? Keni disa ditë që bëni konferenca për shtyp. Merrini dhe çojini në prokurori. Si ka mundësi që kanë mbaruar zgjedhjet dhe ju s’bëni një kallëzim? Se e dini shumë mirë që s’ka asgjë që qëndron. Qershia mbi tortë ishte vota e diasporës. ‘Vendosën GPS te fleta e votimit’ – tha njëri këtu (Noka). Ju për ne jeni fat i madh. Por për Shqipërinë, jeni fat i zi.
kuvend
Politike
26 Qershor 2025, 11:32
M.B
Toni Gogu
TIRANA- Deputeti socialist Toni Gogu iu drejtua opozitës sot nga foltorja e Kuvendit duke i thënë se ndodhen aty për t&e...
Politike
26 Qershor 2025, 11:23
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu drejtua deputetit socialist Toni Gogu sot në Kuvend duke i thënë s...
Politike
26 Qershor 2025, 11:13
M.B
Sali Berisha dhe Elisa Spiropali
TIRANA- Nuk kanë munguar përplasjet në seancën e sotme plenare në Kuvend teksa gjatë fj...
Politike
26 Qershor 2025, 11:03
M.B
Petro Koçi
TIRANA- Deputeti socialist Petro Koçi iu përgjigj në Kuvend kryedemokratit Sali Berisha i cili i tha se mbeti jasht...
Politike
26 Qershor 2025, 11:00
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi skandalin ku deputeti Qani Xhafa u hetua nga Altin Dumani për një...
Politike
26 Qershor 2025, 10:49
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që ka piketuar deputetët e rinj t...
Politike
26 Qershor 2025, 10:53
M.B
Flamur Noka
TIRANA- Nuk kanë munguar debatet edhe në këtë seancë plenare në Kuvend. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali pati nj...
Politike
26 Qershor 2025, 10:49
M.B
Dashnor Sula
TIRANA- Deputeti demokrat Dashnor Sula foli sot në Kuvend lidhur me shtyrjen e raportimeve të institucioneve të pavar...
Politike
26 Qershor 2025, 10:42
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha u shpreh me tone të forta kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si "Ram...
Politike
26 Qershor 2025, 10:41
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla foli sot në Kuvend lidhur me kër...