Politike

"200 mijë demokratë mungojnë në mbështetjen tuaj!" Gogu-opozitës: Jemi këtu për të punuar e votuar, jo për të vajtuar humbjen

Ai shtoi se në PS sot vazhdojnë ardhjet e demokratëve që e duan integrimin për t’ju bashkuar forcës që po punon.

26 Qershor 2025, 11:32 Nga M.B
"200 mijë demokratë mungojnë në mbështetjen
Toni Gogu

TIRANA- Deputeti socialist Toni Gogu iu drejtua opozitës sot nga foltorja e Kuvendit duke i thënë se ndodhen aty për të punuar e votuar dhe jo për të vajtuar humbjen. Gogu tha se janë 200 mijë demokratë që mungojnë në mbështetjen e tyre ndërkohë që shqiptarë progresistë, sipas tij, që iu janë bashkuar PS-së. Ai shtoi se në PS sot vazhdojnë ardhjet e demokratëve që e duan integrimin për t’ju bashkuar forcës që po punon.

"Ndërsa ne diskutojmë projekte konkrete që kemi sot, të marrin në konsideratë se jemi këtu për të punuar e votuar dhe jo për të vajtuar humbjen se shqiptarët e dinë se çfarë u ka ndodhur kolegëve tanë opozitarë. Ka ndodhur një vjedhje, e primareve në partinë e tyre dhe ndëhskimin më të madh e kanë marrë nga demokratët. Janë 200 mijë demokratë që mungojnë në mbështetjen tuaj ndërkohë që shqiptarë progresistë që iu janë bashkuar PS, vetëm janë shtuar.

Sot që flasim vazhdojnë ardhjet e demokratëve që e duan integrimin për t’ju bashkuar forcës që po punon. Pra nuk është rruga e vajtimit të humbjes, së një force të caktuar politike, të një të ardhme të dikujt, pra është e ardhmja e shqiptarëve dhe e fëmijëve tanë në diskutim dhe dritarja e mundësisë që ne kemi, për këto dy vite nuk do të jetë atje gjithë kohën", tha Gogu.

kuvend

Sondazh

Poll