Politike

VIDEO/ Rama 'ia faturon' kanionet e Osumit Beratit, qytetarët e masakrojnë me komente: Mos bëni gafa të tilla, mësoni gjeografinë se është turp

Duke publikuar një video nga kanionet e Osumit, Rama i ka zhvendosur ato në qytetin e Beratit dhe jo në Skrapar ku ndodhen vërtet.

26 Qershor 2025, 11:45 Nga I.A
VIDEO/ Rama 'ia faturon' kanionet e Osumit Beratit, qytetarët e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa ka bërë një postim promovues për kanionet e Osumit dhe Shpellën e Pirogoshit, ka ngatërruar vendodhjen e tyre. Duke publikuar një video nga kanionet e Osumit, Rama i ka zhvendosur ato në qytetin e Beratit dhe jo në Skrapar ku ndodhen vërtet.

Ndërkohë që kjo ngatërresë e Ramës, nuk është lënë pa kaluar nga komentuesit dhe qytetarët, të cilët e kanë masakruar me komente. Teksa i theksojnë vendodhjen e saktë të kanioneve dhe shpellës së Pirogoshit, qytetarët i kanë kërkuar që të mësojë gjeografinë. 

Postimi i Ramës:

Kanionet e Osumit dhe Shpella e Pirogoshit, në Berat janë skena e aventurës që po zhvillohet çdo ditë

 

Komentet:

O ju që shkruani në emër të Kryeministrit, mësoni gjeografinë e Shqipërisë se është turp. Kanioni i Osumit dhe Shpella e Pirogoshit ndodhen në Skrapar, janë fare pranë Çorrovodës (kryqendra e Skraparit). Vërtet që Osumi lag edhe Beratin, por kjo ndodh në zonën fushore dhe kanione e shpella nuk mund të ketë në zallishte.

Shpella e Pirogoshit nuk eshte ne Berat por ne Skrapar

Si shpella e pirogoshit dhe Kanionet e Osumit jane ne Skrapar, mos beni gafa te tilla se do u denoje Skrapari o drite shkurter, o pseudo gjeograf te vehte quajtur te till !

Edhe kete.nuk e di??? Shpella e Pirogoshit dhe kanionet e Osumit jane ne Skrapar zoti kryeminister apo Ju deri ne Berat shkoni!!.Presim ne te behet rruga.Berat -Skrapar!!!Me vjen shume keq nese ky status eshte Juaji zoti kryeminister!!

Më sakt do të ishte me përcaktorin; - Kanionet e Osumit dhe shpellat e Piro Goshit në Skrapar( Çorovodë). Berati ka atraksionet e tij.

Eshte njesoj si te themi kalaja e beratit eshte ne skrapar kanionet e osumit Jane te skraparit!

Syte qe te dalin faqa surrelat e Rames o e ngaterova si puna juaj shpell e pirogoshit eshte kanionet e Skraparit o faqe E Rames

Dy gjera te bukura paska bere kryeministri, e para per te mos pasur shumë shpenzime për rrugën berat - Skrapar ,ka sjelle kanionet ne berat dhe e dyta sa bukur i ka rregulluar kanionet!!!!

 

edi rama kanionet e osumit

Sondazh

Poll