Politike

Berisha denoncon skandalin në Kuvend: Deputetin Qani Xhafa e hetoi Dumani për një shkelje të pastër civile

Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha theksoi se është e paimagjinueshme që me një çështje civile të pastër, të merret kreu i Prokurorisë së Posaçme. 

26 Qershor 2025, 11:00 Nga I.A
Berisha denoncon skandalin në Kuvend: Deputetin Qani Xhafa e hetoi Dumani
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi skandalin ku deputeti Qani Xhafa u hetua nga Altin Dumani për një shkelje civile. Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha theksoi se është e paimagjinueshme që me një çështje civile të pastër, të merret kreu i Prokurorisë së Posaçme. 

"Por krahas partisë së krimit, instrumentet e saj janë po kaq kriminelë dhe antikushtetues. Kam përpara këtu deputetin Qani Xhafa, një deputet i nderuar, një njeri i respektuar në qark dhe kudo. Dëgjojeni miq, të porositur ushtarët e këtij Hoxhës, e ndalojnë dhe i thonë se je me shpejtësi dhe ke konsum alkool. Ky ishte krimi i tij. Kush e heton dhe kush merret me dosjen e tij? Altin Troplini. A mund të imagjinoni ju, a ndodh në botë që me një çështje civile, me një çështje të pastër civile të një qytetari jashtë detyre, të merret kreu i Skapit? Të merret njeriu i cili certifikoi krimin antikushtetues, krimni elektoral, si të ligjshëm, si të amnistueshëm. Unë e kuptoj se ju, një pjesë nuk do jeni më. E kuptoj, por asnjë prej jush nuk ngrihet dot të mbrojë këto të vërteta. Si ka mundësi? E keni nga frika? E keni nga keqbërjet që u rëndojnë? E ke shndërruar këtë parlament në një neveri të vërtetë me mënyrën se si e drejton si me qenë një sekretare e mjerë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll