Politike

“Nuk shkruhet asgjëkund që Avokati i Popullit ju takon juve!" Balla drejtuar opozitës: Nuk keni dashur vetë ta zgjidhni

Ai shtoi se nuk shkruhet asgjëkund që avokati i popullit i takon opozitës, por, sipas tij, ka një rregull të pashkruar që e kanë respektuar thuajse gjithmonë.

26 Qershor 2025, 10:41 Nga M.B
“Nuk shkruhet asgjëkund që Avokati i Popullit ju takon
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla foli sot në Kuvend lidhur me kërkesën e opozitës për përfshirjen në rend dite të zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Balla tha se opozita nuk ka dashur vetë që të zgjidhte Avokatin e Popullit. Ai shtoi se nuk shkruhet asgjëkund që avokati i popullit i takon opozitës, por, sipas tij, ka një rregull të pashkruar që e kanë respektuar thuajse gjithmonë.

“Nuk shkruhet asgjëkund që avokati i popullit i takon opozitës, por ka një rregull të pashkruar që e kemi respektuar gjithmonë, vetëm në një rast të vetëm që erdhi për pasojë të një marrëveshje politike më 17 maj 2017. Opozita ka pasur ekskluzivitietin e propozimit të një emri.

Në të gjitha rastet e tjera ka pasur një proces, modeli më i mirë ka qenë ai i vitit 2012, kur grupi i PS në opozitë në atë kohë, jap një proces të hapur ku konkurruan një numër i konsiderueshëm kandidatësh dhe ka patur konsultim me grupin e mazhorancës për të rënë dakord me emrin.

Ju nuk mund të vini, o ky o ramë e vdiqëm. Peleshi në mënyrë të përsëritur, Çuçi dhe unë u kemi thënë ejani të ndërtojmë një proces. Ju mund të sillni 4 kandidatura, hiqen 2 me propozim të mazhorancës dhe shkohet me dy kandidaturat e mbetur për t’u votuar. Mos harroni asnjëherë që kërkohen 84 vota, në këtë legjislaturë nuk janë. Nuk keni dashur vetë ta zgjidhni”, tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll