Politike

"Rama është bërë famoz për dy arsye"/ Berisha në Kuvend: Narkoshtetin dhe farsën elektorale

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Berisha e ka akuzuar Ramën për lidhje me kartelet e drogës dhe për zhvillimin e një farse elektorale pa precedent në vend.

26 Qershor 2025, 10:42 Nga I.A
"Rama është bërë famoz për dy arsye"/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha u shpreh me tone të forta kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si "Ramaduro i Europës". Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Berisha e ka akuzuar Ramën për lidhje me kartelet e drogës dhe për zhvillimin e një farse elektorale pa precedent në vend.

Berisha ironizoi mënyrën se si është perceptuar Shqipëria në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se verës që lamë pas, në Bruksel, Strasburg dhe forume të tjera europiane, qeveria shqiptare u damkos si pjesë e strukturuar e krimit të organizuar.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot kreu i partisë së krimit mori... duhet të ruash vendin dhe mos më bëj të të jap një përgjigje që nuk duhet ta jap. Kreu i partisë së krimit mori epitetin më në fund më të merituar si Ramaduro i Europës dhe gazetari i mirënjohur Njuman shtjelloi pyetjen e tij: Zoti Berisha, na fol pak për situatën në Shqipëri dhe Ramaduron. Pra, është bërë famoz për dy aspekte kryesore, për narkoshtetin dhe farsën elektorale.
Ju nuk festuat dot fitoren kallp me farsë sepse këtë verë në Bruksel, në Strasburg dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll