Politike

Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura, Sula në Kuvend: Ka qëllimshmëri për të shmangur, sidomos SPAK-un

Sipas tij, arsyeja e shtyrjes është se në komisione ka persona që kanë konflikt interesi me institucionet e pavarura. 

26 Qershor 2025, 10:49 Nga M.B
Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura, Sula në
Dashnor Sula

TIRANA- Deputeti demokrat Dashnor Sula foli sot në Kuvend lidhur me shtyrjen e raportimeve të institucioneve të pavarura. Ai tha se në këtë mes ka qëllimshmëri për të shmangur, sidomos SPAK-un. Sipas tij, arsyeja e shtyrjes është se në komisione ka persona që kanë konflikt interesi me institucionet e pavarura. 

"Zonja kryetare, ju tërheq vëmendjen shumë sinqerisht për qasjen tuaj në raport me institucionet e pavarura e pafalshme të shkelësh kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, ku thuhet se institucionet e pavarura jo më vonë sesa qershori i vitit pasardhës të raportojë në Kuvend hde të miratojë rezolutat e tyre, është antikushtetuese që kuvendi i ri të marrë në shqyrtim raportimin e institucioneve të pavarura në komisionet parlamentare.

Pse ndodh kjo? Arsyeja është se në komisione ka persona që kanë konflikt interesi me institucionet e pavarura. Kjo shmangie është e qëllimshme. Po aludohet se keni konsultë me qytetarët për këto raporte, nuk ka ndodhur kurrë. Pse sot në këtë sesion të fundit po ndodh një praktikë e tillë. Ka qëllimshmëri për të shmangur, sidomos SPAK", tha Sula.

kuvend

Sondazh

Poll