Bota

Kina po teston një ilaç kundër HIV, në trajtimin e Koronavirusit vdekjeprurës

27 Janar 2020, 07:59 Nga DOSJA
Kina po teston një ilaç kundër HIV, në trajtimin e

KINË– Kina po teston një ilaç kundër HIV-it si një trajtim për simptomat e koronavirusit të ri që përhapet me shpejtësi, ka deklaruar të dielën prodhuesi i AbbVie Inc.

Autoritetet shëndetësore të Kinës po kërkojnë ndihmë për ilaçet me përpjekjet e qeverisë për të pasur nën kontroll situatën e vështirë në Kinë.

Aluvia, e njohur edhe si Kaletra, është një kombinim i lopinavir dhe ritonavir.

Në udhëzimin e publikuar të enjten, qeveria tha që nuk kishte ilaç efektiv antivirus, por sugjeroi të merrte dy pilula lopinavir / ritonavir dhe të thithte një dozë të alfa-interferonit të nebulizuar dy herë në ditë.

Autoritetet shëndetësore në të gjithë botën po punojnë për të parandaluar një pandemi, pasi më shumë se 2,000 njerëz janë infekta në Kinë dhe 80 njerëz kanë vdekur.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 81 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 2 mijë të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët.

Burimi: Reuters

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 81 te vdekur aluvia ilaci kunder virusit kine virusi ne kine 81 te vdekur aluvia ilaci kunder virusit kine virusi ne kine

Sondazh

Poll