Bota

Rritet bilanci i të prekurve nga koronavirusi në SHBA, konfrimohet rasti i tretë

26 Janar 2020, 19:04 Nga DOSJA
Rritet bilanci i të prekurve nga koronavirusi në SHBA, konfrimohet

SHBA- Në SHBA autoritetet kanë identifikuar një tjetër person të prekur nga koronavirusi gjë që e çon në tre numrin e amerikanëve të prekur nga virusi vdekjeprurës. Lajmi u njoftua nga Agjencia e Shëndetit Publik në Kaliforni. Agjencia me vendndodhje në kontenë Orange njoftoi pak përpara mesnatës të së shtunës se një pacient që kishte mbërritur nga Wuhani i Kinës, kishte rezultuar pozitiv pas testesh mbi virusin.

Pacienti ndodhet në izolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore njoftuan autoritetet. Rasti i parë në SHBA u identifikua të martën në shtetin e Uashingtonit. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se personi që kishte mbërritur në Siatëll prej Wuhan-it ishte shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje të mirë.

Rasti i dytë në SHBA i një personi të prekur nga virusi u raportua në Çikago të premten. Deri tani virusi i ri ka shkaktuar vdekjen e 56 personave dhe më shumë se 2 mijë të tjerë janë prekur prej tij. Koronavirusi është përhapur në rreth 15 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën e Kanadanë.

Sipas një udhëzimi të shpërndarë nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thuhet se njerëzit që kanë pasur kontakt të rastësishëm me pacientët e prekur nga koronavirusi kanë “shumë pak rrezik” të preken prej tij. Organizata Botërore e Shëndetësi tha të enjten se virusi vdekjeprurës nuk përbën ende një emergjencë shëndetësore botërore.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota koronavirusi koronavirusi në kinë te prekurit nga virusi ne shba koronavirusi koronavirusi në kinë te prekurit nga virusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2020, 13:19

TURQI– Fatkeqësia e bën popullin një! Ky është edhe rasti i gruas nga Turqia, e cila kishte mbetur nën rrënojat e banesës së saj gjatë tërmetit të dy ditëve më ...