Bota

Deklarata e pazakontë e ministrit turk: Presim tërmet 7.5 të shkallës rihter në Stamboll, jemi gati për këtë gjë

26 Janar 2020, 21:46 Nga DOSJA
Deklarata e pazakontë e ministrit turk: Presim tërmet 7.5 të

TURQI- Mnistri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka bërë një deklaratë të pazakontë sot, duke thënë se presin një termet 7.5 rihtet në Stamboll. Mediat vendase shkruajnë se Soylu është shprehur se po merren të gjitha masat, pasi Stambolli pritet që të përfshihet nga një tërmet shumë i fortë.

Ne presim një tërmet 7.5 ballë në Stamboll. Jemi duke punuar seriozisht për një skenar të tillë të mundshëm”, është shprehur Soylu. Një parashikim po kaq të frikshëm bëri sot edhe Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë në Turqi, sipas të cilit, një tërmet me fuqi 7.6 ballë pritet të godasë në Silivri, pranë detit Marmara.  Sipas tij, lëkundja do jetë kaq e fortë, sa do ndjehet deri në Itali dhe Austri.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazignjë ditë më parë, ka shkaktuar 35 viktima dhe mijëra persona të plagosur Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat dhjetëra persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe lëkundje të tjera të vogla me magnitudë deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota earthquake in turkey suleyman soylu termet ne turqi earthquake in turkey suleyman soylu termet ne turqi

Sondazh

Poll