Bota

Thelllohet tragjedia, Kobe Bryant ishte me vajzën 13 vjeçe në helikopter. Mediat vendase: Kanë vdekur të dy

26 Janar 2020, 21:17 Nga DOSJA
Thelllohet tragjedia, Kobe Bryant ishte me vajzën 13 vjeçe në

SHBA– Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan ka pësuar një aksident ajror, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mediat vendase bëjnë me dije se tragjedia në familjen e Bryant është më e madhe, pasi bashkë me të ka humbur jetën dhe vazja e tij 13-vjeçare.

Më tej bëhet me dije se Bryant po udhëtonte me katër persona të tjerë, përfshirë vajzën ‘Gi-Gi’, në helikopterin e tij privat kur u rrëzua, dhe të gjithë kanë mbetur të vdekur.

Lajmi është konfirmuar dhe nga autoritetet në Los Angelos, por ende nuk dihen shkaqet pse u rrëzua helikopteri. Nga ana tjetër dëshmitarët njoftuan se kishin dëgjuar motorin e helikopterit që rrëzohej përpara se të binte.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan është shuar sot pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bëjnë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopretin e tij prvat, bashkë me vazjën 13-vjeçare dhe 4 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Mijëra fansa nëpërbotë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje. Mes atyre që reaguan ishte Donald Trump dhe Edi Rama.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kobe bryant kobe bryant

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2020, 13:19

TURQI– Fatkeqësia e bën popullin një! Ky është edhe rasti i gruas nga Turqia, e cila kishte mbetur nën rrënojat e banesës së saj gjatë tërmetit të dy ditëve më ...