Bota

Përfundojnë kërkimet nën rrënoja në Turqi, tërmeti lë pas 35 të vdekur dhe mbi 1 600 të plagosur

26 Janar 2020, 18:57 Nga DOSJA
Përfundojnë kërkimet nën rrënoja në Turqi,

TURQI- Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi i kanë dhënë fund operacionit të tyre në qytetet e prekura nga tërmeti shkatërrues që goditi vendin 3 netë më parë. Sipas informacioneve mësohet se bilanci përfundimtar i viktimave është 35.

Mediat në vend bëjnë me dije se ekipet e kërkim-shpëtimit punuan gjatë gjithë natës duke shpëtuar 45 persona që kishin ngecur nën rrënoja. Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi goditi tre zona në provincën Elazig dhe Malatya, dhe sipas të dhënave zyrtare rreth 1.600 persona rezultojnë të plagosur. Tërmeti i fuqishëm u shoqërua me 700 pas-goditje, disa prej tyre me magnitudë 4.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazignjë ditë më parë, ka shkaktuar 35 viktima dhe mijëra persona të plagosur Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat dhjetëra persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe lëkundje të tjera të vogla me magnitudë deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 35 viktima nga termeti ne turqi earthquake in turkey termet ne turqi 35 viktima nga termeti ne turqi earthquake in turkey termet ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2020, 13:19

TURQI– Fatkeqësia e bën popullin një! Ky është edhe rasti i gruas nga Turqia, e cila kishte mbetur nën rrënojat e banesës së saj gjatë tërmetit të dy ditëve më ...