Bota

Shkon në 81 numri i viktimave në Kinë, mbi 2700 të prekur nga Koronavirusi

27 Janar 2020, 07:13 Nga DOSJA
Shkon në 81 numri i viktimave në Kinë, mbi 2700 të prekur

KINË– Ka shkuar në 81 numri i viktimave në Kinë për shkak të virusit vdekjeprurës ndërsa mbi 2700 njerëz të tjerë janë të prekur nga Koronavirusi.

Virusi mund të përhapet përpara se të shfaqet ndonjë simptomë, thanë të dielën autoritetet kineze të shëndetit, që do të thotë se transportuesit mund të mos e kuptojnë se janë të infektuar para se ta transmetojnë virusin te të tjerët.

Në të gjithë Kinën, 15 qytete me një popullsi të prej mbi 57 milion njerëz, më shumë se e gjithë popullata e Koresë së Jugut, janë izoluar në shmangien e këtoj virusi.

Vetë Wuhan është karantinuar në mënyrë efektive, me të gjitha rrugët brenda dhe jashtë qytetit të mbyllura ose të rregulluara shumë. Qeveria njoftoi se po dërgon rreth  1.200 punonjës të shëndetësisë për të ndihmuar stafin e shtrirë të qytetit.

Kryetari i bashkisë së Wuhan Zhou Xianwang tha të dielën se numri i të prekurëve mund të rritet me një mijë të tjerë.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 81 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 2 mijë të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 81 te vdekur ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine 81 te vdekur ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll