Bota

“Nuk kam fjalë, të dua vëlla”/ Nuk folën për disa vite, shoku i ngushtë, Shaq O’Neal përlot rrjetin për humbjen e

27 Janar 2020, 06:10 Nga DOSJA
“Nuk kam fjalë, të dua vëlla”/ Nuk folën

SHBA-Basketbollisti Shaq O’Neal, në një postim në Twiter ka shprehur dhimbjen që ndjen për humbjen e shokut të tij më të mirë, Kobe Bryant. Ai ka shkruar se ndjen një dhimbje të madhe për këtë lajm që ka marrë.

“Nuk ka fjalë që përshkruan dhimbjen të cilën po kaloj në këtë momente me humbjen e shokut tim, vëllit, partnerit tim në fitimin e atyre kampionateve. Të dua vëlla dhe do të më mungosh. Ngushëllimet e mija për familjen Bryant dhe familjet e të gjithë pasagjerëve që ishin në bord. Nuk kam fjalë”, shkruan ai.

O’Neal dhe Kobe ishin shokë të mirë për shumë vite në skuadrën e Lakers, dhe fituan së bashku tre kampionate. Por pasi në vitin 2005  O’Neal u largua nga Lakers, pati mosmarrëveshjeve me Bryant. Ata nuk folën për disa vite, por së fundmi ata ishin bërë sërish shokë.

 

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua dhe pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bëjnë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopretin e tij prIvat, bashkë me vazjën 13-vjeçare dhe 4 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje. Mes atyre që reaguan ishte Donald Trump dhe Edi Rama.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kobe bryant shaq o’neal sporti ne zi vdes kobe bryant kobe bryant shaq o’neal sporti ne zi vdes kobe bryant

Sondazh

Poll