Sport

Nuk ka fitues në derbi! Lazio dhe Roma detyrohen të shtrëngojnë duart (VD)

26 Janar 2020, 19:10 Nga DOSJA
Nuk ka fitues në derbi! Lazio dhe Roma detyrohen të

ITALI- Në javën e 21-të të Serisë A, Roma dhe Lazio nuk shkuan më shumë se një barazim me shifrat 1-1. Romakët në këtë mënyrë ndalin ecurinë mbreslënëse të Lazios me 12 fitore rradhazi. Një ndeshje që realisht u vendos nga episodet.

Fillimisht ishte Strakosha ai i cili me një dalje të gabuar në minutën e 26 të sfidës i dha mundësinë Dzekos që të shënonte golin e avantazhit. Por pak minuta më vonë, Lopez bëri një gafë edhe më të madhe duke mos larguar e kontrolluar sferën, me Acerbin i cili u tregua i shkathët të shtynte topin në rrjetë.

Barazimi 1-1 shkoi deri në fund të sfidës, por Strakosha në pjesën e dytë shleu gabimet me pritje vendimtare për t’u mohuar verdhekuqve festën e golit. Barazimi mban Lacion në vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Roma e ndjek me 39, duke ndjerë tashmë nga pas edhe presionin e Atalantës.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport lacio roma seria a lacio roma seria a

Sondazh

Poll