Sport

Çështja e minatorëve nuk i ndahen pushtetarëve as në stadium, ja banderola e shpalosur në “Air Albania” (FOTO)

26 Janar 2020, 18:45 Nga DOSJA
Çështja e minatorëve nuk i ndahen pushtetarëve as në

TIRANË- Në “Air Albania” është duke u zhvilluar kryendeshja e Superiores mes Kukësit dhe Partizanit, takim ky i vlefshëm për javën e 19-të të Superiores. Shpesh herë jemi mësuar që në një përballje rivalësh, tifozët të “ngacmohen” në distancë sa i përket banderolave që shpalosin në stadium.

Tifozët e Partizanit e thanë fjalën e tyre! Në sektorin ku po qendron dhe tifo-grupin”Guerrils” është hapur një banderolë me shkrimin, “Me minatorët e Bulqizës”. Këta të fundit kanë protestuar në kryeqytet për kushte më të mira të punës, ndërsa tifozët e Partizanit dalin hapur se janë me ta në këtë kauzë.

“I zhgënjyer” mund të ketë mbetur Zëvednës Kryeministri i vendit Erjon Braçe që është tifozi numër një i të kuqëve.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kategoria superiore minatoret e bulqizes ndeshja kukesi partizani kategoria superiore minatoret e bulqizes ndeshja kukesi partizani

Sondazh

Poll