Aktualitet

Dosja “Metamorfoza"/ SPAK jep pretencën, kërkon 69 vite burg për 6 të pandehurit

Për Dedan Gjonin, SPAK ka kërkuar dënimin me 13 vite burg dhe nëse dënohet përfiton na gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i ulet në 8.4 vite qëndrim pas hekurave.

24 Qershor 2025, 12:09 Nga E. D
Dosja “Metamorfoza"/ SPAK jep pretencën, kërkon 69 vite
foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa prej të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”, duke kërkuar një total prej 69 vite burg për gjashtë të pandehur, përfshirë ish-shefin e krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni. Për Dedan Gjonin, SPAK ka kërkuar dënimin me 13 vite burg dhe nëse dënohet përfiton na gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i ulet në 8.4 vite qëndrim pas hekurave.

Të akuzuarit përballen me akuza të rënda, përfshirë sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes së vëllezërve Edmond dhe Arben Nela, si dhe për trafikim ndërkombëtar të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Bashkimit Europian. Në rast dënimi, të pandehurit pritet të përfitojnë ulje të 1/3 së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar që kanë kërkuar.

Pretenca e SPAK për të pandehurit:

Dedan Gjoni 13 vite burg/gjykim i shkurtuar 8 vite e 4 muaj burg

Ismail Zeneli 15 vite burg/gjykim i shkurtuar 10 vite burg

Bujar Gërmizi 10 vite burg/gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg

Adrian Cenaj 7 vite burg/ gjykim i shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg

Besmir Murtati 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg

Albert Prenga 12 vite burg/ gjykim i shkurtuar 8 vite burg

dosja “metamorfoza\\ spak

Sondazh

Poll