Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Qukës-Prrenjas, vihet në pranga shoferi

Drejtuesi i automjetit akuzohet për për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen.

24 Qershor 2025, 11:04 Nga E. D
Përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në
foto ilustruese

PËRRENJAS- Policia ka vënë në pranga një 62-vjeçar i cili një ditë më parë përplasi për vdekje me makinë një këmbësore në aksin rrugor Qukës-Prrenjas. Drejtuesi i automjetit akuzohet për për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor "Qukës-Prrenjas", si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja F. M., 73 vjeçe, këmbësore, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin P. K., 62 vjeç, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

policia

Sondazh

Poll