Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Institut, vihet në pranga autori

Bëhet me dije se sherri ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Ndërkohë mësohet se autori i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër është kapur nga policia.

24 Qershor 2025, 11:12 Nga E. D
Të shtëna me armë zjarri në Institut, vihet në pranga
foto ilustruese

KAMËZ- Një konflikt raportohet se ka ndodhur paraditen e sotme në Inistitut. Bëhet me dije se sherri ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Ndërkohë mësohet se autori i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër është kapur nga policia. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak  Rreth orës 11:10, në Institut, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar për veprime të metejshme shtetasin Y. C, i dyshuar i përfshirë në konflikt. Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar. Punohet për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Në përfundim të hetimeve do të jepet një njoftim më i plotë për rastin.

te shtana me arme zjarri ne kamez

Sondazh

Poll