Aktualitet

U gjet i mbytur në lumin Shkumbin, identifikohet viktma në Elbasan

Sipas policisë viktima është 78-vjeçari me iniciale I. J., banues në lagjen “Skëndërbej”.

24 Qershor 2025, 11:13 Nga M.B
U gjet i mbytur në lumin Shkumbin, identifikohet viktma në Elbasan
Foto ilustruese

ELBASAN- Identiteti i të moshuarit që u gjet i mbytur në lumin Shkumbin një ditë më parë është zbardhur. Sipas policisë viktima është 78-vjeçari me iniciale I. J., banues në lagjen “Skëndërbej”. Bëhet me dije se familjarët kanë deklaruar se 78-vjeçari vuante nga skleroza. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale apo ndonjë rrethanë tjetër që çoi në humbjen e jetës së të moshuarit.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një shtetas të moshuar që u konstatua i mbytur në lumin Shkumbin, informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetasit I. J., 78 vjeç, banues në lagjen ‘Skëndërbej’. Ky shtetas, sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga skleroza”, thuhet në njoftimin e policisë.

shkumbin

Sondazh

Poll