Aktualitet

Matura 2025, publikohen tezat e lëndëve me zgjedhje/ Ministria e Arsimit: Integriteti dhe siguria nuk janë cënuar

Ministria e Arsimit ka reaguar pas publikimit të tezës dhe ka theksuar se kjo gjë nuk ndikonte në mbarëvajtjen dhe integritetin e procesit, pasi testimi po zhvillohet nën zbatimin e një sërë masash.

24 Qershor 2025, 12:07 Nga E. D
Matura 2025, publikohen tezat e lëndëve me zgjedhje/ Ministria e
Ministria e Arsimit

TIRANË- Ditën e sotme maturantët në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit të fundit të këtij cikli, atij të Lëndës me Zgjedhje. Por, si në provimet e tjera edhe tek ky i fundit u publikua teza vetëm pak minuta pasi provimi kishte filluar. Ministria e Arsimit ka reaguar pas publikimit të tezës dhe ka theksuar se kjo gjë nuk ndikonte në mbarëvajtjen dhe integritetin e procesit, pasi testimi po zhvillohet nën zbatimin e një sërë masash.

Në njoftim thuhet se Ministria e Arsimit është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe ka ngritur strukturat e monitorimit në terren, me qëllim garantimin e një procesi të drejtë dhe të sigurt për nxënësit. 

Njoftimi:

MAS: Procesi i Maturës Shtetërore në monitorim, integriteti dhe siguria nuk janë cënuar Provimi i lëndëve me zgjedhje, pjesë e Maturës Shtetërore 2025, po zhvillohet në përputhje me standardet dhe procedurat e sigurisë dhe publikimi i tezave pasi provimi ka filluar në të gjitha qendrat e testimit nuk e cënon në asnjë moment procesin.

Procesi i Maturës Shtetërore është zhvilluar me masa të shtuara sigurie, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, për të garantuar barazi dhe integritet për të gjithë maturantët. MAS është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe ka ngritur strukturat e monitorimit në terren, me qëllim garantimin e një procesi të drejtë dhe të sigurt për nxënësit tanë. Ministria falenderon të gjithë mësuesit, drejtuesit e shkollave, administratorët e provimeve për angazhimin në mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore.

ministria e arsimit maturante

Sondazh

Poll