Aktualitet

Konflikt me armë zjarri në Golem/ Plagoset 22-vjeçari, autori në arrati (EMRAT)

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes dy personave, të cilët janë takuar në vendin e ngjarjes dhe pas një debati të ashpër, situata ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

24 Qershor 2025, 10:23 Nga E. D
Konflikt me armë zjarri në Golem/ Plagoset 22-vjeçari, autori
foto ilustruese

GOLEM- Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Golem, ku si pasojë një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur. Konkretisht ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në zonën e rrethrrotullimit të Golemit, në Kavajë. 

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes dy personave, të cilët janë takuar në vendin e ngjarjes dhe pas një debati të ashpër, situata ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Gjithashtu bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Luiz Sheqi, 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar.

Ndërkohë policia ka identifikuar edhe autorin e dyshuar si Shpëtim Dedja, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Po ashtu Policia po vijojn punën për arrestimin e autorit Shpëtim Dedja.

perplasje me arme zjarri ne golem

Sondazh

Poll