Aktualitet

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do të vras”/ Nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën në GJKKO, nxirret jashtë seancës gjyqësore

Gjithashtu në seancë, SPAK ka sjellë prova të reja nga SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj. Ndërsa gjykatësi ka marrë vendimin duke e nxjerrë jashtë seancës mamanë e Santiago Malkjas, kjo pasi ka shpërthyer ndaj Leonard Dukës, duke i thënë që nuk do t'ia falë gjakun e djalit. 

24 Qershor 2025, 10:02 Nga E. D
“S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do të vras”/
Santiago Malko dhe Leonard Duka

TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po mbahet seanca ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos. Bëhet e ditur se babai i Leonard Dukës nuk është paraqitur për të dëshmuar për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërkohë Leonard Duka ka nisur dëshminë e tij duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve.

Gjithashtu në seancë, SPAK ka sjellë prova të reja nga SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj. Ndërsa gjykatësi ka marrë vendimin duke e nxjerrë jashtë seancës mamanë e Santiago Malkjas, kjo pasi ka shpërthyer ndaj Leonard Dukës, duke i thënë që nuk do t'ia falë gjakun e djalit. 

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë. Do të vras. Me fute djalin në dhe!”, shprehet nëna e Santiago Malkos. 

“Është sallë gjyqi, s’mund të bëhet çfarë tu dojë qejfi”, thanë togat e zeza.

Pjesë nga seanca në GJKKO:

Avokatja: A keni patur SKY ECC?

Duka: Jo.

Avokatja: Keni patur kontakte me persona që kanë patur SKY?

Duka: Jo skam patur asnjë kontakat jeni.

Dibra: ju në këtë foto (e gjetur në SKY)?

Duka: Nuk jam unë Behar Dibra.

Avokatja: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni patur kontakte?

Duka: Po e kam takuar

Dibra: Po komunikime të tjera?

Duka: Jo

Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?

Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem

 

Leonard Duka dhe vrasja e Santiago Malkos

Leonard Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në vendin tonë vitin e kaluar. Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

santiago malkos leonar duka spak gjkko

Sondazh

Poll