Aktualitet

Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës ende aktivë, dy zjarrfikëse dhe 10 efektivë në vendngjarje 

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse me 10 efektivë, si dhe një fadromë, një eskavator dhe katër kamionë të Drejtorisë së Shërbimeve të Bashkisë Kukës.

24 Qershor 2025, 08:45 Nga E. D
Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës ende
foto ilustruese

KUKËS- Një vatër zjarri vijon të jetë ende aktive në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në zonën e Myç-Mamëzit, në Kukës. Prej më shumë se 24 orësht flakët ende nuk janë vënë plotësisht nën kontroll.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse me 10 efektivë, si dhe një fadromë, një eskavator dhe katër kamionë të Drejtorisë së Shërbimeve të Bashkisë Kukës. 

Ndërkohë autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi shkakun e zjarrit, por dyshohet një veprimi të qëllimshëm.

kukes

Sondazh

Poll