Aktualitet

Sot provimi i fundit për ta, maturantët testohen në lëndët me zgjedhje

Mbi 27 mijë maturantë duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30 ndërsa provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.

24 Qershor 2025, 08:21 Nga M.B
Sot provimi i fundit për ta, maturantët testohen në
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Maturantët në të gjithë vendin do t'i nënshtrohen ditën e sotme provimit të fundit të këtij cikli, atij të Lëndës me Zgjedhje. Mbi 27 mijë maturantë duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30 ndërsa provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Provimet me zgjedhje përfshijnë për nxënësit një nga këto lëndë: Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti.

Sa i takon rregullave gjatë provimit, nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë); gjatë kohës që zhvillohet provimi ndalohen rreptësisht telefonat dhe ora smart; maturantët duhet të përdorin stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit etj.

 

matura shteterore

Sondazh

Poll