Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër-Muriqan, makina përfundon në kanal, plagosen dy persona

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Gjithashtu një nga mjetet ka rënë në kanal pas përplasjes. 

23 Qershor 2025, 20:27 Nga N.F
Aksident në aksin Shkodër-Muriqan, makina përfundon në
Foto

SHKODËR- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Muriqan. Raportohet se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin ku për pasojë janë plagosur dy persona.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Gjithashtu një nga mjetet ka rënë në kanal pas përplasjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shkodër – Muriqan”, ka ndodhur një aksident rrugor mes dy automjeteve. Shtetasi L. H., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin N. B., 70 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll