23 Qershor 2025, 19:55
Nga N.F
Foto
TIRANË- Në Shqipëri ka rreth 1.84 milionë depozita bankare aktive, por rreth 93% e tyre duket se i përkasin qytetarëve të zakonshëm dhe kanë në gjendje mesatarisht 312 mijë lekë ose 3100 euro me kursin aktual të këmbimit, ndërsa afro 7% e depozitave ose 126 mijë llogari kanë në gjendje mesatarisht 5.9 milionë lekë secila ose 59,000 euro.
Të dhënat e deklaruara në raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, i cili është depozituar dhe publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, tregojnë se në 7 përqindëshin e depozitave të të pasurve gjenden 7.4 miliardë euro ose 58% e të gjitha depozitave të individëve në sistemin bankar, ndërsa në 93 për qind të depozitave të tjera gjenden 42% e kursimeve totale ose 5.34 miliardë euro.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave është një agjenci publike e cila ka për detyrë që të mbledhë një kontribut periodik vjetor nga bankat për të garantuar që, në rast se ndonjëra prej tyre famimenton, ajo të paguajë depozitat e qytetarëve. Agjencia garanton në masën 100% depozitat deri në vlerën 2.5 milionë lekë, ndërsa depozitat mbi këtë vlerë garantohen në përqindje më të ulët.
Për rrjedhojë, agjencia i mban llogaritë e depozitave të ndara në depozita deri në 2.5 milionë lekë dhe depozita mbi 2.5 milionë, për të llogaritur në këtë mënyrë totalin e depozitave të garantuara 100% dhe shumën mbi këto depozita të garantuara në përqindje më të ulët.
Incidentalisht, ndarja administrative siguron të dhëna statistikore për numrin e depozitave ku gjenden shuma parash mbi 2.5 milionë lekë dhe që supozohet se i përkasin të pasurve si dhe depozitave të tjera. Kjo nuk është më matje e saktë e pabarazisë mes të pasurve dhe të varfërve të vendit, por është goxha informuese për të parë se sa para gjenden në duart e të pasurve dhe sa, në duart e pjesës tjetër.
Sipas të dhënave të vitit 2024, në Shqipëri kishte 1.84 milionë llogari bankare aktive me një total depozitash prej 127 miliardë lekësh ose afërsisht 13 miliardë euro. Numri i llogarive bankare nuk është i barabartë me “individë” pasi një individ mund të ketë më shumë se një llogari bankare kështu që, me gjasa, numri i individëve me llogari mbi 2.5 milionë lekë është më i ulët se sa 126 mijë.
Shqipëria nuk ka sistem statistikor të konceptuar për të matur pabarazinë në aspektet e ndryshme të këtij fenomeni, nga pabarazia në të ardhura te pabarazia në asete apo në konsum. Të dhëna indirekte përfitohen nga informacione si ky i depozitave, dhe përfitohen në mënyrë incidentale. Sa i përket pronave, Shqipëria nuk prodhon statistika për të parë sa qytetarë posedojnë prona dhe cila është vlera e pronave të poseduara prej tyre dhe cila është shkalla e pabarazisë./ BIRN
kursime
Aktualitet
23 Qershor 2025, 17:49
r.ll
foto nga arrestimi
SPANJË- Policia Kombëtare e Spanjës ka bashkëpunuar me Europolin, Interpolin dhe autoritetet e Emirateve të Ba...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 16:58
r.ll
ambasada amerikane
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ndarë një mesazh lidhur me kon...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 16:14
I.A
Gent Gazheli
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po finalizon një prej operacioneve më...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 16:32
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin përfundimtar për 4 ish-zyrtarë të akuzuar pë...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 16:19
r.ll
pamje nga aksidenti
VLORË- Një gërvishtje mes automjetesh në Vlorë ka degraduar ditën e sotme në një konflikt mes ...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 16:07
N.F
Foto
TIRANË- Sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodh...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 15:55
E. D
ELBASAN- Policia ka reaguar lidhur me gjetjen e trupit të pajetë në lumin Shkumbin. Sipas njoftimit thuhet se personi i gjetur dyshohet se...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 15:12
igli frëngu
GJIROKASTËR- Një minierë me përmbajtje minerali të rrallë litiumi është zbuluar në fshatin Ko...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 15:05
E. D
fotot ilustruese
ELBASAN- Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në lumin Shkumbin. Bëhet me dije se trupi i ...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 14:40
Grei Bihuci
FIER- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjygjësore për vrasjen e 20-vjeçarit Grei Bihuci në 11 ...