Sport

Tirana merr vendin e parë, fitorja e sotme ishte një spektakël i rrallë në Superligë

26 Janar 2020, 17:51 Nga DOSJA
Tirana merr vendin e parë, fitorja e sotme ishte një spektakël i

Tirana sot fitoi 5-1 kundër Luftëtarit dhe ka marrë përkohësisht vendin e parë në tabelën e renditjes së kampionatit shqiptar. Bardheblutë duken në formë, sepse kjo ishte fitorja e pestë radhazi.

Trajneri Egbo e ka ringjallur ekipin kryeqytetas dhe sidomos mesfushën. Batha shënoi dy gola sot ndaj gjirokastritëve. Edhe Ngoo shkëlqeu në sulm. Ai sot shënoi gol dhe fitoi një penallti, e kthyer në gol nga Ernest Muçi.

Cobbinah shënoi golin tjetër për Tiranën, ndërsa golin e vetëm për Luftëtarin e shënoi Joan Çela. Ndeshja ishte spektakolare dhe  Tirana tashmë ngjitet në krye të tabelës.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kreu superliga tirana kreu superliga tirana

Sondazh

Poll