23 Qershor 2025, 12:15
Nga I.A
Elton Javori
FIER- Prokuroria Fier ka dërguar për gjykim dy vëllezërit Kreshnik dhe Agim Gashi për vrasjen e Elton Javorit. Mësohet se të dy vëllezërit Gashi akuzohen për vrasje me paramendim, për ekzekutimin e Javorit më 7 dhjetor të vitit 2023.
Tre personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje që janë me iniciale R.P, A.L dhe E.Xh akuzohen për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Njoftimi i Prokurorisë Fier:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.G. dhe A.G. të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpuim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/1 e 25, dhe 278/1 të Kodit Penal, si dhe shtetasin R.P. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal; shtetasin A.L. i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal; dhe shtetasen E.Xh. e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” e parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve të plota dhe dinamike, përfshirë edhe përdorimin e metodave proaktive mbi procedimin penal nr.1727 të vitit 2023, rezultoi e provuar se, në datë 07.12.2023, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”, Rruga “Kujtim Majaci” të qytetit të Fierit, të pandehurit K.G. e A.G., vëllezër, në bashkëpunim mes tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Porsche Cayenne”, i drejtuar nga shtetasit E.J., i moshës 41 (dyzet e një) vjeç, i cili ndërroi jetë.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.
elton javori agim gashi kreshnik gashi
Aktualitet
23 Qershor 2025, 11:46
M.B
Mira Murati
SHBA- Shqiptarja Mira Murati, ish-drejtuese në OpenAI, ka tërhequr vëmendjen e botës së teknologjisë pas suksesit...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 11:35
foto ilustruese
TIRANË- Një 3-vjeçar është kafshuar nga një qen në Tiranë. Si pasojë e incidenit i mituri nd...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 11:07
M.B
Foto ilustruese
HIMARA- Një zjarr masiv vijon të përfshijë zonën me shkurre dhe pemë të fshatit Pilur, në Bash...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 10:53
M.B
Foto ilustruese
QAFË-THANË- Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në afërsi të Qaf&eu...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 10:46
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Policia e Kosovës ka gjetur armë në një pronë të politikanit serb të Kosovës në veri t...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 10:31
M.B
Droga
TIRANA- Një 48-vjeçar nga Kuçova u arrestua në flagrancë në Tiranë me doza kanabisi gati për shitje....
Aktualitet
23 Qershor 2025, 10:22
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Gzetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se me një atmosferë të ...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 10:11
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një automjet është përfshirë nga flakët në Tiranë ditën e somte. Nga pamjet ...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 09:48
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Biznesmen në Shkodër Paulin Fusha është shpallur në kërkim për plagosjen e ndodhur mb...
Aktualitet
23 Qershor 2025, 09:28
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka njoftuat sot se 4 qytetarë të tjerë shqipta...