Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, do të dominohen zonat malore Verilindore-Juglindore.

23 Qershor 2025, 07:16 Nga M.B
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e  sotme në vendin tonë, do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, do të dominohen zonat malore Verilindore-Juglindore.

Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 10°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës, deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Për pasojë brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.

moti

Sondazh

Poll