Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas-Librazhd/ Raportohet për tre të plagosur, një në gjendje kritike

Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre qytetarëve, mes tyre një person që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

22 Qershor 2025, 18:13 Nga E. D
Aksident i rëndë në aksin Prrenjas-Librazhd/ Raportohet për
pamje nga vendngjarja

PËRRENJAS- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Prrenjas -Librazhd. Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në vendin e njohur si “Lokali i Zenelit”.

Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre qytetarëve, mes tyre një person që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më pas të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga shërbimi i ambulancës. Nga përplasja janë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale.

aksident ne aksin prrenjas-librazhd

Sondazh

Poll