Politike

I menduar duke parë nga dritarja, Rama poston FOTON nga avioni: Për në Berlin, do takoj Merkel-in

26 Janar 2020, 14:26 Nga DOSJA
I menduar duke parë nga dritarja, Rama poston FOTON nga avioni: Për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një foto nga brenda avionit me të cilin po udhëton për në Gjermani. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se është nisur për në Belrin dhe do takohet me Kancelaren Angela Merkel, për të biseduar me të për Konferencën e Donatorëve dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Për në Berlin për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt ?????”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shfaqet i vetmuar, me kokën nga dritarja duke menduar, që siç duket nga teksti që shoqëroj foton, është fokuar tek Programi i Rindërtimit pas tërmetit shkatërrues së 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama javën e ardhshme do të zhvillojë disa takime në Berlin e Bruksel, në kuadër të Konferencës e Donatorëve që do zhvillohet nga vendet e BE. Sipas informacioneve Konferenca do të zhvillohet në 17 shkurt, dhe pritet që prej andej Shqipëria të përfitojë shuma të mëdha financiare që do ndihmojnë në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Kreu i qeverisë, do takoj nesër (të hënën, 27 janar) Angela Merkelin, e cila është angazhuar të ndihmojë shqipërinë dhe një ditë më vonë  (të martën, 28 janar) në Bruksel do të takohet dhe me Ursula Von Der Leyen e cila është Presidente e Komisionit Evropian dhe organizatore e Konferencës së Donatorëve. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel edi rama konferenca e donatorëve të europës rama ne gjermani angela merkel edi rama konferenca e donatorëve të europës rama ne gjermani

Sondazh

Poll