Politike

“Bëni propagandë për Ramën”, MASR reagon pas denoncimit të PD-së: Nuk kishte qëllim politik, mësuesit duhet të info

25 Janar 2020, 17:28 Nga DOSJA
“Bëni propagandë për Ramën”, MASR reagon pas

TIRANË– Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka reaguar disa orë pasi Partia Demokratike me anë të disa mesazheve publikoi një denoncim ku shprehej se mësuesit urdhëroheshin të bënin propagandë për kryeministrin Edi Rama.

Në një prononcim për gazetaren e Fax News Ema Zhazivarin, Ministria e Arsimit shprehet se ky njoftim është bërë për shkak të tematikave që është folur nga ana e kryeministrit.

Sipas ministrisë, 4 janë temat që janë folur ndërsa ishte e rëndësishme që ato të bëheshin të ditura ku përfshihen:

1.Kartën e performancës.

2.Shkolla të reja në Tiranë

3.Paga më të larta për arsimtarët.

Librat falas të standardeve ndërkombëtare.

Ministria tha për Fax News se ky është shkaku që stafi i mësuesve është rekomanduar ta ndjekë këtë aktivitet. Në përgjigje të interesimit, ministria shtoi se “nuk ka patur asnjë qëllim politik në këtë mesazh, por tërësisht profesional që mësuesit të informohen në kohë reale rreth elementeve me rëndësi që pritej që kryeministri Rama të shprehte. Është diçka që nuk mund të ndodhë me shkak politik, pasi stafi nuk ka pse të ndjekë direktiva partiake”.

Ditën e sotme Kreshnik Çollaku në një deklaratë për mediat publikoi disa mesazhe. Sipas Çollakut tekstet tregonin se mësuesit ishin urdhëruar të bënin propagandë për kryeministrin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kreshnik çollaku ministria e arsimit edi rama kreshnik çollaku ministria e arsimit

Sondazh

Poll