Politike

‘Ku shkojnë taksat tona?’/ Jorida Tabaku flet për dëmin ekonomik: Ja hapat që do ndërmarrë PD për të shpëtu

26 Janar 2020, 11:34 Nga DOSJA
‘Ku shkojnë taksat tona?’/ Jorida Tabaku flet për

TIRANË- Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka publikuar dëmin ekonomik që sipas saj pësojë shqiptarët për shkak të abuzimeve me taksat.

Sipas Tabakut, mesatarisht 1.2 mld euro në vit abuzime shkaktojnë dëm ekonomik, ku 1/3 e dëmit e zënë tenderat pasi një pjesë e tyre jepen pa garë.

“Janë mesatarisht 1.2 mld euro në vit abuzime që shkaktojnë dëm ekonomik sipas KLSH. Taksat e ulëta, heqja e burokracive të parëndësishme, zbatimi ligjit dhe beteja për lirinë e tregut janë hapat që do shpëtojnë shqiptarët nga sëmundja e korrupsionit,”-shkruan ndër të tjera Tabaku.

POSTIMI I PLOTË:

Ku shkojnë taksat tona? Përvit shqiptarët janë përballur me taksa dhe tarifa shtesë. Abuzimi i qeverisë me taksat e shqiptarëve rritet përvit e më shumë, në gjashte vjet ai ka arritur shifrën e 5.9 mld euro. Janë mesatarisht 1.2 mld euro në vit abuzime që shkaktojnë dëm ekonomik sipas KLSH. Sakaq, tenderat zënë 1/3 e dëmit ekonomik, 1.7 mld euro është vlera totale e dëmit të shkaktuar nga to. 1 në 3 tendera jepen pa garë ndërsa vendi është kthyer në epiqendrën e korrupsionit sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare. Shqiptarët paguajnë taksa më shumë se rajoni dhe kanë korrupsionin më të lartë në rajon. Kosto e korrupsionit sot po lë pa punë shqiptarët, po bjerr buxhetin e shtetit, po lë vendin pa rrugë shkolla e spitale, korrupsioni po gërryen ekonominë, po largon shqiptarët. Taksat e ulëta, heqja e burokracive të parëndësishme, zbatimi ligjit dhe beteja për lirinë e tregut janë hapat që do shpëtojnë shqiptarët nga sëmundja e korrupsionit. Këto janë hapat që PD dhe opozita do ndërmarrë ditën e parë në pushtet.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike demi ekonomik jorida tabaku klsh demi ekonomik jorida tabaku klsh

Sondazh

Poll