Politike

‘Mos hyni në gjynah!’/ Rama lëshon paralajmërimin: Kush merr shtëpi pa të drejtë do ndëshkohet, ftoj edhe opozitën t

26 Janar 2020, 10:53 Nga DOSJA
‘Mos hyni në gjynah!’/ Rama lëshon paralajmërimin:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm në prezantimin e “Platformës së Rindërtimit”. Në fjalën e tij, numri një i maxhorancës ka paralajmëruar të gjithë nënpunësit që t’u japin të gjithë të prekurve nga tërmeti atë që meritojnë.

Kreu i qeverisë ka paralajmëruar edhe për pasojat e përfshirjes së personave që mund të përftojnë shtëpi pa të drejtë, duke iu bërë me dije se një grupi “misterioz” do t’i vëzhgojë për të zbuluar të gjitha shkeljet. Rama nuk është mjaftuar me kaq, por ka kërkuar edhe ndihmë nga opozita për të denoncuar çdo rast abuzimi që do të zbulojnë.  

“Ne do të garantojmë që parametrat e ndërtimit të jenë anti-sizmike. Që nëse ndodh një tjetër lëkundje, shtëpitë të jenë shumë më rezistente dhe që garantojnë cilësi jete. Pallatet të jenë shëmbullore për nga pikëpamja e të gjithë parametrave. Patjetër është e lehtë të thuhet por jo e lehtë të bëhet. Siç e tha ministri shumë shpejt do të keni modelet e zhvillimit. Moslejimin e degradimit në dallavere dhe qoka. I kemi studiuar eksperiencat në vend të tjera. Ka procese që e kanë çuar vendin më lart, dhe ka shembuj historish të turpshme. Ne kemi ndërtuar këtë platform transpartente ku bashkitë do të kenë regjistrim eletronik për programin. Çdo familje do të ketë akses për ta ndjekur gjithë procesin. Do të ndëshkohen rastet që janë futur familje që nuk e meritojnë. Iu lutem shumë mos i hyni në hak askujt. Mos hyni në gjynah. Bëjeni sikur të kishit mbetur ju pa shtëpi. Kryebashkiakëve iu them faleminderit për punën e bërë deri më tani. E keni përballuar me dinjitet dhe vullnet, por duhet t’i qëndroni në kokë këtij procesi. Ndarja e shkallëve të dëmit të jetë e drejtë. Të gjitha këto do të monitorohen dhe kush do kapet do ndëshkohet. Kemi një grup që do bëjë vetëm këtë punë. Nuk i njeh asnjëri. E ftoj opozitën që të dali dhe të vëjë ulërimën për çdo rast të tillë. Të na shurdhojnë me shpifje. Por në mes të shpifjeve do të jetë edhe ndonjë e vërtetë,”-tha Rama në fjalën e tij. 

Prezantohet plaftorma online për qytetarët e prekur nga tërmeti dhe që do që përfitojnë nga Programi i Rindërtimit. Ministri i Rindërtimi, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se procesi fillon me 29 janar dhe afati është një muaj. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar paralajmëruar për abuzimet. Kërkoi edhe ndihmën e opozitës për t’i denoncuar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama platforma e rindertimit online edi rama platforma e rindertimit online

Sondazh

Poll