Politike

“Bëni like dhe shpërndani linkun”, dalin të tjera mesazhe nga grupet e qeverisë, kërkesa për Anila Denajn

25 Janar 2020, 20:44 Nga DOSJA

TIRANË– Pas mesazheve që publikoi Partia Demokratike, sipas të cilës ishte dhënë urdhër që mësuesit të bënin propagandë për kryeministrin Edi Rama, një tjetër foto me mesazhe po qarkullon në rrjet. Kësaj here bëhet fjalë për punonjësit e administratës, të cilët sipas tekstshkruesit duhet t’i bëjnë ‘like’ një linku ku ka dalë ministrja e financave Anila Denaj dhe ta shpërndajnë atë.

Ndër të tjera në mesazh thuhet edhe se pëlqimet dhe shpërndarjet nga stafi do të monitorohen. Fotoja është publikuar nga JOQ Albania, dhe sipas tyre fotot janë marrë nga një grup Whatspp-i, i Drejtorisë së Kontrollit Tatimor, Shkodër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anila denaj edi rama mesazhet per propagande anila denaj edi rama mesazhet per propagande

Sondazh

Poll