Politike

Kryeministri i kërkoi ndihmë, reagon Basha: Dy muaj nga tërmeti ende asnjë i arrestuar, Rama mbron Dakon dhe Bushin

26 Janar 2020, 12:51 Nga DOSJA
Kryeministri i kërkoi ndihmë, reagon Basha: Dy muaj nga tërmeti

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë bilancin dy muaj pas tërmetit fatal të 26 nëntorit që vrau 51 persona. 

Me anë të një statusi në Facebook, Basha shkruan se qeveria ende nuk ka një  faturë reale dëmesh të vlerësuara dhe një vlerësim përfundimtar të objekteve të pabanueshme dhe të dëmtuara. Basha shkruan se banorët ende pyesin se cfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre, por nuk marrin përgjigje sepse nuk është marrë asnjë masë për t’i ndihmuar. 

Lideri i PS-së shton se kryeministri Edi Rama i ka dhënë 150 milion dollarë 10 oligarkëve, para që nëse do të ishin akorduar për qytetarët, sot do të ishin strehuar në banesa me qera.

“Për krimin shtetëror në Thumanë që mori 24 jetë, nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë hetim serioz, vetëm heshtje nga prokuroria politike që mbron Dakon dhe Bushin me urdhër të Edi Ramës. Cdo ditë dështimi dhe mashtrimesh, është një ditë vuajtjesh më shumë, një mundësi e humbur për tuu ardhur në ndihmë qytetarëve,”-shkruan ndër të tjera Basha.

POSTIMI I PLOTË:

 

Ndërkohë ditën e sotme, kryeministri Edi Rama prezantoi plaftormën online për qytetarët e prekur nga tërmeti. Në fjalën e tij, kryeministri i kërkoi ndihmë edhe opozitës për të denoncuar rastet e abuzimit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll