Politike

Negociatat dhe fatura 1 mld € e tërmetit/ Rama ‘fluturon’ të hënën drejt Berlinit, qeveria gjermane ‘jep’ detajet: Takim me Merkel, ja temat e bisedimit

Kryeministri Edi Rama do të takojë të hënën kancelaren gjermane, Angela Merkel. Qeveria gjermane konfirmon takimin dhe jep detaje për temat e diskutimit. Mbështetja për negociatat, por edhe ndihma për rindërtimet pas tërmetit duket se do të jenë në fokus të takimit.
Featured image of article: Negociatat dhe fatura 1 mld € e tërmetit/ Rama ‘fluturon’ të hënën drejt Berlinit, qeveria gjermane ‘jep’ detajet: Takim me Merkel, ja temat e bisedimit Edi Rama, Angela Merkel, shtator 2019

BERLIN- Kryeministri shqiptar Edi Rama do të takojë të hënën paradite kancelaren gjermane Angela Merkel. Lajmi konfirmohet nga Deutche Welle, që shkruan se zëdhëënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer është shprehur se në fokus të takimit do të jetë ndihmesa që Gjermania do të japë për Shqipërinë për ndërtimet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, që la pas 51 viktima. Ndërkohë që ky takim është paraprirë edhe nga deklarata e djeshme e kryeministrit Edi Rama. Pasi shkoi në Romë, ku mori “OK” nga Italia për mbështetje në konferencën e donatorëve, Rama tha se fatura e dëmeve nga tërmeti deri më tani përllogaritet të jetë afro 1 miliardë euro. 

Ndërkohë që zëdhënësja e qeverisë gjermane, ka konfirmuar se tema e radhës në këto bisedime do të jetë kryesimi i OSBE nga Shqipëria, situata në rajon por edhe çelja e negociatave. Angela Merkel dhe Gjermania janë të angazhuar për çeljen sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas një bisede që pati javën e kaluar me kryeministrin kroat Plenkoviç,  Merkel e refuzoi trajtimin veç e veç të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.  “Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t’i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t’u bëhen”, tha ajo. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.g./dosja.al)

Shto Koment