Aktualitet

EMRAT/ Dyshohen si autorë të kultivimit të 400 bimë kanabis, arrestohen 2 vëllezërit e shpallur në kërkim në Shkodër

Ndaj dy vëllezërve, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

21 Qershor 2025, 11:24 Nga M.B
EMRAT/ Dyshohen si autorë të kultivimit të 400 bimë kanabis,
Droga

SHKODRA- Dy vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi janë arrestuar në Shkodër pasi dyshohet se janë autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike në fshatin Sheldi. Ndaj dy vëllezërve, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Gjithashtu materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Shkodër

Finalizohet operacioni “Sheldija” për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike. Vihen në pranga dy vëllezërit, ndaj të cilëve Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të një hetimi të ndjekur me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, siguruan informacion dhe prova për autorët e dyshuar të bimëve narkotike në fshatin Sheldi. Bazuar në këto prova, Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy vëllezërit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sheldija”, u kapën dhe u vunë në pranga:

E. F., 28 vjeç dhe M. F., 20 vjeç, banues në fshatin Sheldi.

Nga hetimi dhe veprimet në terren, rezulton se E. F. dhe M. F. dyshohen si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike, të zbuluara nga shërbimet e Policisë gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, më datë 29.04.2025, në fshatin Sheldi. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkodra

Sondazh

Poll