20 Qershor 2025, 10:49
Nga N.F
Ilir Meta
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO do të zhvillojë sot më 20 qershor seancën gjyqësore për të shqyrtuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka depozituar në GJKKO kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë me dije se Meta nuk do të marrë pjesë sot në seancë por do të përfaqësohet nga avokati i tij.
“Verifikimi kushteve të masës sigurimit personal të arrestit me burg për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” “Fallsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” Pastrimit produkteve te veprës penale” Zevendësimin e masës sigurimit personal të arrestit me burg, në një masë tjetër nga ato që parashikon kodi procedurës penale”, shkruhet në dokumentin e dorëzuar në GJKKO. Raportohet se seancën e sotme do ta drejtojë gjyqtari Erjon Çela.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
ilir meta
Politike
20 Qershor 2025, 10:17
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka konfirmuar se institucionet e Kosovës janë në komuniki...
Politike
20 Qershor 2025, 10:09
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto-albumin nga festa e ditëlindjes së 34-të Partisë Socialiste. Përmes...
Politike
20 Qershor 2025, 08:41
N.F
Foto
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-n...
Politike
19 Qershor 2025, 22:50
M.B
Flamur Noka
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha sot se kryeministri Edi Rama i ka dërguar sot kryebashkiakut...
Politike
19 Qershor 2025, 22:48
E. D
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u shpreh se në asnjë vend të Europës nuk ndodh kurrë...
Politike
19 Qershor 2025, 22:05
foto ilustruese
TIRANË- 200 kuti janë hapur dhe rinumëruar në qarkun e Tiranës nga 1282 që janë gjithsej. Bëhe...
Politike
19 Qershor 2025, 22:04
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka folur edhe lidhur me qëndrimin e Shqipëris...
Politike
19 Qershor 2025, 21:56
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka folur sot për qëndrimin e Shqipërisë ...
Politike
19 Qershor 2025, 21:52
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve...
Politike
19 Qershor 2025, 21:49
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, foli sot edhe për lëvizjet diplomatike që...